Harrojini pushimet në Itali! Deri në 30 Korrik do të lejohen të hyjnë drejt vendit fqinj vetëm këta shtetas

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se janë shtyrë datat për vlefshmërinë e masave për udhëtimet nga Shqipëria drejt Italisë.

Duke filluar nga 16 maji deri në 30 korrik, hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet qytetarëve italianë/BE/Schengen dhe familjarëve të tyre, si dhe atyre që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarëve të tyre.

Gjithashtu u lejohet hyrja dhe atyre që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të provuar me kategoritë e mësipërme dhe duhet të shkojnë në vendbanimin e partnerit.

SHKARKO APP