Harta e Komisionit Europian nuk njeh 6 vendet e Ballkanit, irriton qytetarët: Ku janë shtetet tona?

Një postim i bërë nga Komisioni Europian, është kundërshtuar nga qindra qytetarë të Ballkanit Perëndimor. Këta të fundit në rrjetet e tyre sociale kanë publikuar një hartë me simbole që karakterizojnë çdo vend të unionit, por kanë lënë jashtë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë.

Serbia, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë lënë vetëm me një tokë jeshile. Kjo nuk është pëlqyer nga qytetarët e këtyre vendeve të cilët kanë kritikuar Komisionin Europian për këtë lënie jashtë të Ballkanit Perëndimor.

Postimi është bërë dje në faqen e Facebook-ut, dhe vijon që të qëndrojë i tillë. Nuk dihet pse është bërë ky postim, në një kohë që Shqipëria mori edhe çeljen e negociatave për në BE.

”Këndi mësimor i BE-së është një burim i shkëlqyer për mësuesit, studentët dhe prindërit. Gjeni përmbajtje arsimore falas, frymëzim për plane mësimore, mundësi rrjetëzimi dhe më shumë”,-thuhet në postimin e Komisionit Europian.

SHKARKO APP