Harta e re gjyqësore, KLGJ: S’kemi një dokument zyrtar
Harta e re gjyqësore ende nuk ka shkuar për miratim në qeveri. KLGJ nuk po e gjen gjuhën e përbashkët me ministrinë e drejtësisë për një Gjykatë Apeli, vetëm në Tiranë.
12 Gjykata të Shkallës së Parë dhe vetëm 1 Apeli në Tiranë është ideja e KLGJ-së për hartën e re gjyqësore, që shikohet si zgjidhje e vetme për funksionimin e sistemit të drejtësisë pas pasojave të Vetting-ut.
Ministria e Drejtësisë është e idesë për të lënë 3 Gjykata Apeli nga 6 që janë aktualisht. “Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vijuar punën me ministrinë e drejtësisë, ndërsa procesi i konsultimit vijon ende, por nuk ka një dokument përfundimtar, të dakordësuar, i cili më pas përcillet si bashkë propozim, për t’u miratuar nga këshilli i ministrave”, thuhet në dokumentin e KLGJ.