Harta e re territoriale, eksperti Nurja: Duhet bashkim në jug

Propozimi për të shtuar numrin e bashkive në hartën territoriale nga ana e PD-së, nuk bind Fatlum Nurjan, ekspert i pavarur i çështjeve të pushtetit vendor. Ai pranon se ndarja e vitit 2014 është bazuar në një logjikë elektorale, por evidenton probleme që shkojnë përtej hartës.

“Unë mendoj që as harta as ligji për vetëqeverisjen qendrore, nuk i ndalon kryetarët dhe këshillin vendor të ofrojnë shërbimet, janë të tjera pengesa, shërbimet janë të dobëta, por jo më keq se para 2014, ku nga 150 prej tyre”.

Duke marrë shembull qarkun e Gjirokastrës, ku për 68 mijë banorë ka 7 njësi vendore, eksperti nënvizon se nevoja për balancimin e hartës administrative territoriale duhet të shkojë në kahun e kundërt me shtimin e bashkive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket idesë së socialistëve për të zëvendësuar qarqet me një numër më të vogël rajonesh, Nurja shpjegon se ka vite që mazhoranca ka vite që po e zbaton atë. 30 shtatori është afati përfundimtar që të dyja palët politike kanë vendosur për të pasur një draft për reformën e re territoriale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?