Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 13:07 PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon Siç ishte lajmeruar para kryeministrisë janë mbledhur demokratët e Berishës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama në mbështetje të hapur për Protestën e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

Aktualitet E shtunë, 7 Nëntor 2026 12:50
Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Rashela Shehu (DW)

Në Shqipëri për gjashtë muaj zhvillohen zgjedhjet lokale. Shpallja e datës së zgjedhjeve erdhi pak pas miratimit të reformës territoriale. Ekspertët: Paqartësi ligjore, rrezik kontestimi dhe provë për standardet e BE-së.

Të premten e 30 tetorit, në një Shqipëri të përfshirë nga një valë protestash, Presidenti Bajram Begaj thirri partitë politike në Presidencë. Por në vend të një tryeze për situatën e tensionuar në vend, në agjendë ishte caktimi i datës së zgjedhjeve vendore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Partitë opozitare e refuzuan në bllok ftesën, duke i cilësuar konsultimet formale. Pas takimit, Begaj dekretoi 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pikëpyetje për përfaqësimin politik

Zgjedhjet e 9 majit do të jenë të parat që zhvillohen pas reformës së re administrativo-territoriale, e cila ka reduktuar numrin e bashkive nga 61 në 46. Bashkimi i 15 bashkive ndryshon jo vetëm kufijtë administrativë, por edhe mënyrën se si komunitetet do të përfaqësohen në këshillat bashkiakë.

Mund t'ju interesojë

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon

Para 50 minutash
SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

Para 3 orësh
Benet Beci uron Maestro Zef Çobën për 75-vjetorin: Surprizë në skenën e festivalit “Luleborë”

Benet Beci uron Maestro Zef Çobën për 75-vjetorin: Surprizë në skenën e festivalit “Lul...

Para 4 orësh

Për Gerta Metën, eksperte e çështjeve zgjedhore dhe drejtuese ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike (SDC), pasojat e reformës territoriale nuk kufizohen te riorganizimi administrativ.

“Problemi nuk është thjesht ndryshimi i numrit të bashkive. Është fakti se ndryshimi i hartës territoriale prek drejtpërdrejt mënyrën se si organizohet përfaqësimi politik dhe ushtrohet e drejta e votës” –  tha Meta për Deutsche Welle.

Zgjedhjet po afrohen, ndryshimet ligjore mungojnë

Zgjedhjet vendore kanë tashmë një datë, por jo një kuadër ligjor të përshtatur me ndarjen e re territoriale. Në një konferencë për shtyp, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhej të ishin miratuar paralelisht me reformën territoriale.

“Duhet të rishikohen dispozitat që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këshillit, kriteret për përcaktimin e numrit, strukturën e përfaqësimit të njësive të ndryshme territoriale brenda një njësie vendore” – tha Celibashi.

Kryekomisioneri paralajmëroi se vonesat në ndryshimin e Kodit Zgjedhor mund të sjellin probleme në organizimin e votimit, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të Kuvendit dhe partive politike.

“Nëse këto ndryshime shkojnë përtej fundit të këtij viti, jo vetëm nga pikëpamja praktike do të krijohet problem për KQZ-në, por mund të lindin edhe probleme të karakterit ligjor. Duhet të angazhohen në mënyrë urgjente për të adresuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor” –  tha ai.

Paqartësitë ligjore, rrezik për kontestimin e rezultateve zgjedhore

Shkrirja e 15 bashkive sjell një ndryshim të rëndësishëm për banorët e tyre. Në vend të këshillave bashkiakë më vete, ata do të zgjedhin përfaqësues në këshillat e bashkive ku janë bashkuar. Por ndërsa kufijtë administrativë kanë ndryshuar, Kodi Zgjedhor ende nuk përcakton qartë rregullat e përfaqësimit në bashkitë e reja.

“Nëse shpërndarja e mandateve nuk merr parasysh përmasat e ndryshme demografike dhe territoriale, mund të lindin pretendime se disa komunitete janë të nënpërfaqësuara” – u shpreh Meta, ekspertja e çeshtjeve zgjedhore.

KQZ-ja ka rreth gjashtë muaj për të përgatitur zgjedhjet në 46 bashki. Organizimi i ri kërkon përshtatjen e dokumentacionit, materialeve zgjedhore dhe burimeve njerëzore e financiare.

“Nëse vonesat ligjore dhe administrative prodhojnë probleme konkrete në regjistrimin e kandidatëve, administrimin e votimit apo shpërndarjen e mandateve, subjektet zgjedhore mund të kontestojnë ligjshmërinë e vendimeve dhe të rezultateve” –  tha Meta.

Megjithatë, ajo sqaron se vonesat në ndryshimin e Kodit Zgjedhor nuk e bëjnë automatikisht të pavlefshëm procesin zgjedhor.

Zgjedhjet vendore, provë për standardet europiane

Në raportin e progresit për Shqipërinë, të publikuar më 4 nëntor 2026, Komisioni Europian e cilëson urgjente reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Në vëmendje mbeten rekomandimet e pazbatuara të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

Për Gerta Metën, ndër çështjet më urgjente janë depolitizimi i administratës zgjedhore, parandalimi i përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë dhe transparenca e financimit politik. Në zgjedhjet vendore, përdorimi i burimeve publike merr rëndësi të veçantë, pasi kryetarët në detyrë të bashkive mund të jenë njëkohësisht edhe kandidatë.

“Reforma zgjedhore nuk duhet të reduktohet në ndryshime teknike të Kodit Zgjedhor. Ajo duhet të adresojë problemet që cënojnë barazinë në konkurrim, pavarësinë e administratës zgjedhore, transparencën e financimit politik dhe lirinë e zgjedhësit” – thekson Meta.

Sipas saj, moszbatimi i rekomandimeve mund të ndikojë edhe në vlerësimin e përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Mund të kemi një KQZ që arrin të organizojë procesin në 46 bashki, por kjo nuk garanton automatikisht konkurrim të barabartë dhe besueshmëri demokratike”- përfundon Meta./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon
Para 50 minutash

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve
Para 1 ore

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat
Para 2 orësh

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund të fitojë ende.
Para 2 orësh

Humbja e Trumpit në zgjedhjet afatmesme shton humbjet e së djathtës populiste. Le Pen e Francës mund t...

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 17 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 18 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 16 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 6 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.