FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Harxhi: Amnistia fiskale një amnisti penale

Ish zv.ministri i Financave, shpjegon se çfarë është amnistia fiskale. Elton Harxhi thekson se është një deklarim i vullnetshëm i të ardhurave të pa tatuara më parë, duke u falur detyrimi financiar. Sipas tij, kjo është edhe një amnisti penale, pasi përpos faljes së gjobave, falen edhe akuzat penale.

”Amnistia fiskale është një deklarim i vullnetshëm i të ardhurave të pa tatuara më parë. Është një amnisti, sepse falet një pjesë e detyrimit fiskale. Përpos kësaj është edhe një amnisti penale, pra përpos faljes së gjobave, do të ketë edhe një amnisti të akuzave penale. Kjo iniciativë i parashikon të dyja këto. Kjo amnisti ndërmerret o në kushtet ku ka një reformë fiskale të thellë, për të mbyllur një periudhë me një politikë ndryshe, ose kur të gjitha hapat në administrimin fiskal ngushtojnë hapësirat e evazionit fiskal. Vendi ynë vjen nga një histori e gjatë me informalitet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?