Harxhi: Shqipëria më larg Europës se 2-3 vite më parë

Edith Harxhi ka analizuar Samitin jo formal të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Gjatë emisionit “Diplomaticus” në News24, duke komentuar mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Harxhi shprehet se ndoshta Shqipëria është shumë më larg portës europiane nga sa kemi qenë dy-tre vite më parë. “Shqipëria nuk është në momentin e saj më të mirë. Këtu kemi sot një situatë shumë të brishtë me shqiptarë që kanë lënë vendin dhe vazhdojnë të largohen çdo ditë të cilët i përkasin kryesisht shtresës së mesme. Largimi i kësaj shtrese është shumë shqetësuese ashtu siç është largimi i çdo individi nga territori i Shqipërisë”.

Sipas ish-zv/ministres së Punëve të Jashtme, korrupsioni galopant i bashkuar këtu edhe me krimin e organizuar, rritjen e trafikimit të lëndëve narkotike në vende të ndryshme të botës dhe kthimin e Shqipërisë për keq në syrin e mediave ndërkombëtare apo kapja e drejtësisë, të gjitha këto kanë bërë të mundur që Shqipëria të ulet në perceptimin apo opinionin e organizatave ndërkombëtare dhe kjo ka bërë të mundur edhe largimin e disa bizneseve të mëdha që ishin në Shqipëri prej shumë vitesh.

“Natyrisht që e gjitha kjo si dhe kriza politike në vend e ka lodhur shumë vendin tonë ashtu siç duket se ka lodhur shumë edhe ndërkombëtarët. Në cikël dy tre vjetësh ne vazhdojmë të krijojmë kriza politike. Për këtë arsye në këtë situatë të brishtë ku ne jemi sot, mjaft të ndërlikuar, mjaft të vështirë ku ne kemi një rënie shumë të madhe të indeksit të demokracisë dhe të zhvillimeve ekonomike në vend. Eshtë diçka tjetër rekomandimi që mund të japë Komisioni Europian në lidhje me hapjen e negociatave dhe tjetër gjë është miratimi që bëjnë vendet anëtare, parlamentet e këtyre vendeve të unionit. Samiti i Berlinit këtë tregoi se gjithçka duhet të kalojë nga parlamentet e vendeve anëtare dhe nuk kemi më rekordet më të mira në këto parlamente fatkeqësisht”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?