Has, arrestohet bashkëshorti një ditë pas vetëvrasjes së gruas

 

Një 48 vjeçar nga Hasi është arrestuar.

Ai u vu në pranga një ditë pasi gruaja e tij u vetëvra më armë zjarri në kuzhinën e banesës së tyre.

Sipas policisë, pas ngjarjes së rëndë dhe hetimeve, dyshohet se bashkëshorti i saj Bali Muhadri, e ka keqtrajtuar sistematikisht të shoqen dhe kjo mendohet të ketë sjellë edhe vendimin e saj për t’i dhënë fund jetës.

Madje edhe armën që përdori 41 vjeçarja për t’i dhënë fund jetës, mësohet se bashkëshorti i saj e mbante pa leje.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Muhadrit, u gjet edhe një predhë metalike dhe disa fishekë.

Pas arrestimit të bashkëshortit, policia po mbledh dëshmi dhe vijon hetimet për të zbuluar të vërtetën tragjike të  gruas që sot nuk jeton më.

SHKARKO APP