Hashashi “mbush” gjykatat e Tiranës, ja sa raste trajtohen në javë

Hashashi edhe për ata që e kanë për përdorim vetjak në gram, i sheh të sorrollaten në dyert e Gjykatave. Vetëm në Gjykatën e Tiranës mesatarisht çdo javë 15 persona dalin para trupave gjyqësore për veprën e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve nakrotike”. Kjo vlen për ata shtetas që kapen nga policia me doza të vogla dhe që deklarojnë se janë përdorues të hashashit.

Rasti i familjes Gjella, e tregon më së miri këtë fakt, ku bashkëshortja e Francesko Gjellës e raportoi atë në polici si përdorues hashashi. Gjatë kontrolleve, policia i sekuestroi 80 gramë hashash, sasi të cilën ai e justifikoi se e kishte gjetur rastësisht duke mbledhur kanaçe.

Për avokaten Antonela Lala, këta persona edhe pse e kanë për përdorim vetjak, sërisht i sheh në dyert e gjykatave.  “Sot u paraqitën 6 përdorues, 2 prej tyre i kisha unë në mbrojtje. Pavarësisht se ata e kanë për përdorim vetjak dhe gjykata i lë në “detyrim paraqitje”, ata kthehen sërish për të njëjtën vepër penale”, thotë

Swiss Digital Desktop Reklama

“E vërtetoj që klientët e mi kanë qenë përdorues, pasi 7 gramë për 4 veta, që mund t’i bjerë as 2 gramë për përdorues”, thotë avokati Agron Gjedia.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?