Havari: Ai që përdhunoi Alida Hiskun, është mik i politikanëve

 

Rrëfimi i këngëtares së njohur Alida Hisku, se ajo është përdhunuar në kohën e komunizmit, kur ka qenë në burg nga prokurorë dhe sigurimsa, ka shkaktuar debate të shumta.

Ajo që të bën përshtypje, është fakti se Hisku nuk përmend emra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Mit’hat Havari, ish-­drejtues i lartë policie, thotë se përdhunuesi i saj është një person, mik me politikanët kryesorë në vend, sidomos nga e majta. Megjithatë, as ai nuk e përmend me emër.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Alida Hisku, nje ish-kengetare me emer ne kohen e diktatures, arrestuar me pas prej strukturave famkeqe te Sigurimit te Shtetit dhe perdhunuar seksualisht nga ato egersira ne birucat e erreta te asaj kohe, ka botuar nje liber trondites per opinionin gjerman. Tani po i ben dhe ketu publicistike. S'e kuptoj kete zonjen e nderuar, perse ben propagande rreth kesaj drame? Kujt u ankohet, zyrtareve te sotem te shtetit ? Po ia them une, se personi qe ajo akuzon, e kane mik figura kryesore te politikes, te pakten te majtet. Perse nuk shkon Hisku ne Prokurori te Pergjithshme te beje kallzim penal ndaj atyre krimineleve qe i kane vene thesin ne koke dhe pastaj kane shuar epshet e tyre shtazarake? Keto veprime te shemtuara anti­njerezore nuk i benin as SS-te e Gestapos Gjermane”, thotë Havari. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?