Haxhinasto: Bashkëpunim në infrastrukturë me Maqedoninë

Ministri i Transporti dhe Infrastrukturës  Edmond  Haxhinasto, priti në një takim Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Driton Kuqi.

Ministri Haxhinasto, vlerësoi marrëdhënien e bashkëpunimit mes 2 vendeve dhe tha se hapësirat për zhvillimin e tyre të mëtejshëm janë të mëdha.

Haxhinasto, u shpreh se ekzitojnë mundësitë për një liberalizim më të madh të tregjeve të dy vendeve, përfshirë edhe shërbimet e transportit. Ai kërkoi që të bëhen hapa konkrete për të lehtësuar dhe thjeshtësuar, shërbimet kufitare e doganore veçanërisht për bisnesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy ministrat informuan njëri-tjetrin për zhvillimet në infrastruktuën  respektive të transportit, veçanërisht në projektet, që do të sjellin lidhje mes dy vendeve me rrugë dhe hekurudhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haxhinasto, tha se së shpejti do të përfundojë edhe studimi i fizibilitetit për linjën hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec, çfarë hap prespektivën për një lidhje mes hekurudhave të dy vendeve.

Ministri Haxhinasto, u ndal edhe te projekti i rëndësishëm i Rrugës së Arbrit, duke thënë se Ministria e Transportit është duke punuar për gjetjen e një formule të përshtatshme për financimin e këtij projekti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?