Haxhinasto: Bashkëpunim për infrastrukturën me Maltën

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim Ministrin e Ekonomisë dhe Investimet të Maltës, Chris Cardona.

Haxhinasto vlerësoi mbështetjen që Malta jep për procesin e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, dhe theksoi se hapësira e bashkëpunimit me Maltën, është shumë e gjerë në fushën e investimeve në përgjithësi dhe në atë të transportit dhe infrastrukturës në veçanti.

Plotësimi i bazës ligjore të bashkëpunimit mbetet një çështje për tu realizuar dhe 2 ministrat shprehën gadishmërinë për të vazhduar më tej në këtë drejtim.Sektori i veçantë i bashkëpunimit u përcaktua industria detare, ku eksperienca e Maltës është një shembull për tu ndjekur.

Haxhinasto informoi zotin Cardona, për mundësitë e fushat në të cilat mirëpriten investimet e bisnesit maltez.

SHKARKO APP