Haxhinasto-Moskovski: Të avancojmë bashkëpunimin për ndërtimin e Korridorit 8

Shqipëria dhe Bullgaria do të angazhohen maksimalisht për ndërtimin e Korridorit 8 i cili do të bëjë të mundur tërheqjen e  shumë investitorëve të huaj.

Kjo u theksua gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij bullgar, Ministri i Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve, Ivaylo Moskovski, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Haxhinasto bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për realizimin e një sërë projektesh të përbashkëta si dhe për avancimin e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe.ministri transportit Haxhinasto me homologun bullgar

Lidhur me projektin për Korridorin 8, ministri Haxhinasto tha se “në takim diskutuam  për të ndërmarrë hapa të tjerë konkret në mbështetje të këtij korridori. Ramë dakord gjithashtu që të vazhdojmë koordinimin mes nesh që ky korridor të ketë përfaqësuesin e  tij në Komisionin Evropian dhe kështu të promovojmë atë më tej së bashku edhe me shtete si Italia dhe Maqedonia dhe ta bëjmë atë atraktiv edhe për investime të tjera”. Ndërsa Ministri i Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve, Ivaylo Moskovski vlerësoi për progresin e arritur dhe si dhe për realizimin e projekteve të ndryshme në infrastrukturë. “Në të vërtetë erdhi koha që të realizojme këtë projekt të përbashkët që do të ketë rëndësi rajonale dhe evropiane”, deklaroi ministri bullgar.

Ai theksoi  se “Korridori 8 është i rëndësishëm dhe duhet të realizohet.  Duhet të përshpejtojmë me takimet e përbashkëta me të gjitha vendet pjesëmarrëse të këtij korridori dhe të bëjmë  përpjekje me Burkselin për modelin e projektit”. Moskovski theksoi se një projekt i tillë do të tërheqë investime të mëdha nga vende të ndryshme të botës.

SHKARKO APP