Haxhinasto: Rinovimi i patentës nga 2 javë në 15 minuta, kostoja e pandryshueshme

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto kreu sot një vizitë pune pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Kashar.

Ai u ndal në zyrat e dy nga shërbimeve kryesore që kjo Drejtori ofron për pajisjen me leje drejtimi për qytetarët, në të cilat janë investuar sisteme të reja teknologjike për përshpejtimin e kohës dhe rritjen e sigurisë të shërbimit ndaj qytetarëve.

Në zyrën e rinovimit të lejeve të drejtimit Ministri Haxhinasto u njoh nga afër me proçedurat e reja, që po aplikohen përshpejtimin e kohës së shërbimit përmes teknologjisë së investuar, ku punonjësit demonstruan hapat që ndiqen për këtë proçes.Ministri Haxhinasto ne zyrat e DPSHTRR, Kashar

 “Unë dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për këtë investim kaq të efektshëm bërë në DPSHTRr, i cili në fakt ka efekt primar rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve . Me sistemin e ri të vendosur koha e rinovimit të patentave ka ndryshuar nga 2 javë në vetëm 15 minuta. Duhet të theksojmë se kosto e këtij shërbimi nuk ka ndryshuar dhe do të ngelet e njëjtë”, tha Ministri Haxhinasto.

Më tej, ai u ndal në ambjentet e testimit të teorisë së kandidatëve për leje drejtimi, ku është investuar për sistemin e ri të informatizuar për identifikimin e kandidatëve, si dhe janë instaluar pajisje fotografike dhe identifikimin dixhital të kandidatit.

Ministri Haxhinasto ne zyrat e DPSHTRR, Kashar (2)“Kemi përmirësim të mënyrës se regjistrimit së kandidatëve nëpërmjet paraqitjes së menjëhershme në kohë reale të fotografive të gjithëseicilit dhe të firmës dhe të shenjave të gishtave ne formularin e testimit. Kështu do të arrijmë të luftojmë falsifikimet e mundshme por më shumë i shërbejmë sigurisë së qytetarëve. Drejtuesit e ardhshëm të automjeteve të motivohen më shumë,ta konsiderojnë proçesin e testimit teorik si një shërbim që i bëjnë vetes së tyre, një shërbim që i bëjnë jetës” , u shpreh Haxhinasto.

SHKARKO APP