Haxhinasto: Rrugët janë aset kombëtar, jo interesa personale
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha sot se është ulur me 20% numri i aksidenteve me vdekshmëri. Sipas tij, ky ka qenë edhe objektivi i qeverisë kur ka ardhur në pushtet.
Në konferencën “Standardet e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë” organizuar nga TAP dhe Avis, Haxhinasto foli edhe për çështjet e gjobave dhe të sigurisë në rrugë, duke i cilësuar rrugët si aset kombëtar.
“Në janar të 2014-s u bë një plan kombëtar i cili vuri objektiv shumë ambicioz të cilin e realizoi që ishte brenda vitit të parë, në 2014 të ulet me 20% numrin e aksidenteve me vdekshmëri dhe aksidenteve të rënda, dhe e realizoi, madje e tejkaloi”, tha Haxhinasto.
Sipas tij, çështja e gjobës është një zgjedhje që bën çdo individ. Ata që zgjedhin mos ta shkelin rregulllin sigurisht që kjo nuk i prek as xhepin, ata që shkelin rregulla do të kenë pasoja sepse nuk lidhen pasojat vetëm me ta por edhe me jetën e njerëzve.
“Çështja tjetër e rëndësishme është çështja e përsorimit të rrugës si aset. Rruga është aset kombëtar dhe të gjithe qytetarët presin që shërbimi te jëtë më i lartë i mundshëm, por nuk mund të përdoret rruga për interes personal. E kam fjalën këtu pë rata që bëjnë ndërhyrje të paautorizuara”, apeloi ai.
Haxhinasto foli edhe për investime në infrastrukturë dhe në sinjalistikën rrugore. Ai tha se deri tani janë investuar 30 mln dollarë, ndërsa në 5 vitet e ardhshme do të investohen rreth 150 mln dollarë.
“Detyra të realizuara janë shumë të madha. Investimet duhet të ishin më të larta dhe në mënyrë të vazhdueshme. Janë realizuar 30 mln dollarë për sinjalistikë për sigurinë rrugore dhe do të investohen gjatë 5 viteve të ardhshme rreth 130 mln dollar. Kjo do të sjellë një standard të rëndësishëm të rrjetit kryesor të rrugëve tona”, përfundoi Haxhinasto.
KOHA JONË SONDAZH

