Haxhinasto: Siguria rrugore është prioritet

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond  Haxhinasto ka zhvilluar një inspektim në aksin rrugor Rrogozhinë-Kapshticë, duke ndaluar në segmentin Maliq- Korçë. Haxhinasto tha se në këtë aks po bëhet një  investim i rëndësishëm për sigurisë rrugore, që shkon rreth 1 milard lekë të reja, për të përmirësuar dhe për ta sjellë në një standard europian sinjalistikën e kësaj rruge. Haxhinasto deklaroi se siguria rrugore  është  prioritet, dhe prandaj një pjesë e konsiderueshme e burimeve financiare të ARRSH po shkojnë për këtë qëllim.

“Kemi kërkuar që të zbatohet me rigorozitet projekti i kësaj rruge, ku projekti i sinjalistikës duhet të realizohet me standardet e duhura. Standardi i rrugëve tona ka nevojë për rivlerësim, me qëllim që të mos  krijojë asnjë pengesë për aktivitetin ekonomik dhe për zonat e banuara. Përshtatja e projekteve duke marrë parasysh nevojat e komunitetit duhet të gjejë zgjidhje nga ARRSH, nga kompania kontraktore në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor”,- tha Ministri.

Duke marrë shkas nga dëmtimet që i janë bërë sinjalistikës ndërsa projekti është duke u realizuar, Haxhinasto i bëri thirrje banorëve të zonës, që të mos  e dëmtojnë sinjalistikën pasi këto dëmtime rrisin rrezikun për aksidente.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpesh herë po vihet re fenomeni i vjedhjes së sinjalistikës. Ky është një krim jo vetëm për ndërhyrjen e padrejtë në sigurinë e rrugës, por është një prekje e parave publike, dhe si e tillë duhet ndëshkuar mjaft rreptë.  Heqja e një tabele që paralajmëron një kthesë ose një rrezik, krijon kushtet për një  aksident me pasoja të rënda. I bëj thirrje banorëve të kësaj zone dhe qytetarëve të gjithë vendit,  të jenë të përgjegjshëm dhe të mos prekin sinjalistikën. Thirrje kam edhe ndaj drejtuesve të automjeteve, që të respektojnë normat e lëvizjes. Duke ardhur këtu pashë shumë automjete me targa të huaja që ishin me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndonëse rrugët janë përmirësuar, është investuar shumë në përmirësimin e standarteve dhe sigurisë, drejtuesit e automjeteve nuk mund të mos respektojnë kufizimet e shpejtësisë. Nga statistikat rezulton që periudha e Korrik-Gushtit, shënon rritje të aksidenteve, ku përfshihen automjetet e emigrantëve. Prandaj i bëj thirrje të respektojnë rregullat”,- tha Ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?