Hazizaj: Përjashtimi i deputetëve nga grupi i PD i moralshëm, por jo ligjor

Partia Demokratike ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së katër deputetë, që kanë dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas juristit Sokol Hazizaj, vendimi i PD-së është joligjor. Ai shpjegon se Shqipëria ka një sistem proporcional rajonal, dhe e tillë formalisht nuk kemi më deputetë të popullit, por kemi të bëjmë me parti të popullit.

“Kemi parti të popullit. Ligji për partitë politike ka ndryshuar. Të gjitha partitë politike i ka zënë një ‘sëmundje’, për shkak të autoritetit që ka kryetari, ose forumi, i ashtëquajtur kryesia, që ndërmerr vendime që janë sa jo statutore dhe jo morale, por nuk janë as ligjore”. Rregullorja e Kuvendit, shpjegon juristi, nuk e lejon përjashtimin e deputetëve. Ata mund të largohen nga Grupi Parlamentar, vetëm nëse e kërkojnë vetë një gjë të tillë.

“Përjashtimi i deputetëve mund të jetë morale, por jo ligjore. Rregullorja e Kuvendit nuk thotë që ti ke të drejtë ta përjashtosh deputetin nga grupi parlamentar, por deputeti përmes një deklarate, mund të largohet vetë nga grupi parlamentar. Që nga momenti që nis Kuvendi, merret deklaratë nga çdo deputet, se në cilin grup parlamentar është i atashuar”.

A mund ta çojnë deputetët çështjen në Gjykatën Kushtetuese? “Ky është një konflikt i karakterit administrativo-politik, i mënyrës së menaxhimit të Grupit Parlamentar. Ky mund të jetë objekt i gjykimit nga Gjykata Kushtetuese, por nga ërvoja ime, duke marrë parasysh që Gjykata Kushtetuese nuk pranoi as çështjen e bashkive (që janë pa kryetar), dhe në këtë rast, mun t’ia përcjellë ndonjë gjykate tjetër administrative”, tha në TCH.

SHKARKO APP