HEC-et në Luginën e Valbonës sot protestohet me këngë
Dy këngëtare të xhazit Eda Zari së bashku me Elina Dunin do të këndojnë për të ndaluar ndërtimin e HEC-eve në Valbonë. Koncertet janë një formë proteste kundër HEC-eve dhe do të zhvillohen i pari në Luginën e Valbonës sot më 29 Tetor ora 14.00 dhe i dyti në Tiranë në 30 Tetor ora 18 përballë Piramidës.
Artistët e kanë quajtur këtë aktivitet artistik, si një maratonë artistike.
Protestat janë hapi i fundit i aksioneve, që nisen në janar 2016, kur u mësua për planet për të ndërtuar 15 HEC-e gjatë vetëm 30 kilometrave në lumin e Valbonës, 9 nga të cilat janë krejtësisht në brendësi të Parkun Kombëtar.
HEC-et janë kundërshtuar dhe nga banorët e zonës që kanë dërguar shumë ankesa tek autoritetet përkatëse. Projekti për HEC-et u miratuan në kohën e qeverisjes së djathtë, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh pak kohë më parë se nuk mund tia aulojë për shkak se qeveria mund të përballet me pasojat e arbitrazhit ndërkombëtar që mund ta fusin kompanitë.
Pak ditë më parë, qeveria vendosi anulimin e HEC-eve në Theth, ndërsa për Valbonën janë lejuar vetëm 2 HEC-e nga 9 që ishin caktuar në brendësi të Luginës së Valbonës.
KOHA JONË SONDAZH

