Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, lista e plotë
Hedhja e shortit nga Institucioni i Presidentit të Republikës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025.
Është hedhur sot në Presidencë shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mes 8 gjyqtarëve kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, fitues janë:
Marjana Selimi – anëtare
Ilir Toska -anëtar
Marsida Xhaferllari – anëtare zëvendësuese
Mes 17 kandidatëVe nga Gjykata e Lartë, fitues janë;
Sokol Sadushi, anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025
Medi Bici, anëtar zëvendësues
Mes prokurorëve kandidatëve në Prokurorinë e Përgjithshëm, fitues janë;
Alma Muça- anëtare
Thoma Jano- anëtar zëvendësues
Mes 45 kandidatëve të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit, fitues janë;
Fuat Vjerdha – anëtar
Enkela Vlora- anëtare
Elvana Ciçolli- anëtare zëvendësuese
Mes 9 prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fitues janë;
Irma Balli- anëtare
Etjen Kapo- anëtar
Genti Xholi- anëtar zëvendësues
Mes 10 gjyqtarëve kandidatë nga Gjykatat Administrative, fitues janë;
Nafije Hasko- anëtare
Bezart Kaçkini – anëtar zëvendësues
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.