Helikopterët e “VIVA” shuajnë flakët e zjarrit në Malin e Dajtit
Pasi kanë arritur të shuajnë flakët në parkun e llogarasë helikopterët e kompanisë VIVA kanë fituar edhe një tjetër betejë me zjarrin e rënë në Malin e Dajtit.
Drejtoria e Emergjencave Civile i ka kërkuar pasditen e së martës ndihmë kompanisë VIVA për të ndërhyrë me një helikopter për të shuar zjarrin e rënë në Shkallën e Tujanit në malin e Dajtit në Tiranë, pasi flakët kishin marrë përmasa të mëdha dhe ndërhyrja me mjete të tjera ishte e pamundur për shkak të terrenit të thyer.
Zjarri sipas Emergjencave Civile rrezikonte teleferikun dhe Repartin e Gardës. Menjëherë pas thirrjes së Emergjencave Civile, VIVA ka nisur operacionin e radhës për të vënë nën kontroll flakët në malin e Dajtit me helikopterë si dhe stafin gjerman.
Një ditë më parë emergjencat civile kërkuan ndërhyrjen e kompanisë VIVA për të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në parkun kombëtar të Llogarasë.
Tashmë dhe me një eksperiencë në shuarjen e flakëve në Shqipëri, kompania VIVA ka realizuar me sukses shuarjen e flakëve edhe në Rajcë duke u bërë kështu të mundur eliminimin e flakëve.

