Helikopteri, Forcat Ajrore: Dy pilotët ishin të trajnuar dhe certifikuar

Forca Ajrore e Republikës së Shqipërisë sqaron se dy pilotët që humbën jetën në aksidentin tragjik të 6 prillit, ishin të trajnuar dhe certifikuar. Për shkak të nevojës për zëvendësimin e helikopterit të rrëzuar në Fancë me helikopter të tipit EC 145, varianti SAR, doli nevoja e amendimit të kontratës së helikopterëve COUGAR. Amendim i cili nuk ndryshoi asnjë kusht nga kontrata e mëparshme lidhur me trajnimet. Trajnimi i pilotëve dhe stafit teknik vazhdoi të ishte pjesë e këaj kontrate. Ndaj dhe trajnimi i dy pilotëve ishte në përputhje me kontratën, kërkesat dhe nevojat. Trajnimi i tyre i plotë dhe certifikimi është realizuar në Gjermani dhe në Shqipëri nga instruktorët e kompanisë AIRBUS, tëcilët nga ana e tyre kanë trajnuar 5 pilotë dhe 1 instruktor sipas standarteve të programit ICOO (rregulla ndërkombëtare të aviacionit civil) dhe atij ushtarak. Forca Ajrore disponon dokumentacionin e plotë që vërteton ç’ka në përgjegjësinë e saj më sipër deklaron. Ky dokumentacion i është vënë i plotë në dispozicion Prokurorisë. Ndaj ne hedhim poshtë kategorikisht spekulimet në disa media në lidhje me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?