Helmimi i çiftit, Mjekësia Ligjore: Vajza vdiq nga monoksidi i karbonit. Dyshimi i mangallit në dhomë

Dy ditë pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë Olsi Hajdari, tashmë në një gjendje të mirë shëndetësore ka lënë spitalin dhe ka folur për herë të parë se çfarë ndodhi në dhomën e tyre të gjumit. Sipas 27-vjeçarit ai pasi kishte darkuar me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit. Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi.

Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kishin dërguar. Duket se këtë variant e konfirmon edhe Mjekësia Ligjore. Të pyetur nga Gazeta Shqiptare, Mjekësia Ligjore ka pohuar se helmimi i çiftit ka ndodhur nga monoksidi i karbonit. Ndërkaq nga ana tjetër familjarët e Rezarta Xibrrakut kanë bërë një denoncim në polici. Nëna e të resë, këmbëngul se Rrezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.

“Vajzën ma helmuan. Duam te zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”-tha Suzana Xibrraku. Nga ana tjetër, i vëllai thotë se nuk pranon që familjarët e dhëndrit t’i shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa edhe ai gishtin e fajësisë e drejton tek familjarëtt e Olsit Hajdarit. “Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën . Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm”-tha i vëllai, Reshit Xibrraku. BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?