Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas incidentit të regjistruar në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra studentë përfunduan në spital me dyshime për helmim ushqimor.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur mbrëmjen e djeshme në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, pasi shfaqën simptoma të dyshuara si pasojë e konsumimit të ushqimit.

Ministria bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, Shërbimi Infektiv, Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kaluan në gjendje gatishmërie, duke shtuar personelin dhe duke siguruar barnat dhe materialet e nevojshme për trajtimin e rasteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, autoritetet pritet të vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit dhe përgjegjësitë lidhur me ushqimin e servirur në ambientet e Akademisë.

Njoftimi i Plotë:

Ditën e djeshme, më datë 06.05.2026, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi. Menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për çdo rast. Shërbimi Infektiv dhe Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gjendje gatishmërie pas marrjes së njoftimit, duke shtuar kapacitetet e stafit në shërbim dhe duke garantuar menjëherë stokun e nevojshëm të barnave. Po ashtu, të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?