FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Helmimi i studentëve të AS, sekuestrohen dosjet e AKU për kompaninë SORI-Al

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet që janë nënshtruar për subjektin privat SORI-Al.

Oficerët e policisë kanë marrë të dosjen e kontrolleve që AKU ka zhvilluar në subjektin SORI-Al që prej muajit janar.

Grupi hetimor është në pritje të analizave zyrtare për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të 64 studentëve të cilët u dërguan në spital me shenja të dukshme helmimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se mund të ketë edhe urdhër ndalime për persona përgjegjës për helmimin e studentëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë u paraqitën pak ditë më parë për të dytën herë në QSUT, me të vjella dhe probleme shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?