Helmimi i turistëve polakë në Vlorë, drejtoresha e Urgjencës: Shkak mund të jetë edhe ekspozimi në diell
Lorena Arapaj, drejtoresha e urgjencës në Vlorë, u shpreh se shkak i fëmijëve të helmuar nga Polonia mund të ketë qenë edhe ekspozimi në diell. ”Aktualisht kemi 20 deri në 25 dhe diku 6-7 të rinj në repartin e pediatrisë. Mendojmë se këta fëmijë janë nisur nga Shkodra, mund të ketë qenë ekspozimi i tepërt në diell ose ndonjë ushqim që kanë ngrënë gjatë rrugës. Për momentin nuk kemi informacion nëse do të i vijnë të tjerë, janë stabël”,-tha Arapaj.