Henri Çili: Basha duhet te flakë zërat kundra në PD
Henri Cili i ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës ka folur për kreun e PD-së Basha, ku pyetjes së moderatorit Hyska, se si duhet të sillet Basha ndaj zërave kundra në partinë e tij, ai është përgjigjur: “Basha duhet të veprojë sipas logjikës së cdo partie politike, ekipet humbëse duhen flakur, është kaq e thjeshtë. Nqs znj. Bregu është tek ekipet hukbëse duhet të marrë pozicionin e vet”. Po ashtu ai është ndalur dhe tek divorci që deputeti Blushi bëri me PS.
“Blushi do të dëmtojë jetën politike sepse po avancon disa ide shumë regresive të së majtës ekstreme. Teksa është ndalur tek LSI, ai ka thënë që “kjo parti është në maksimumin e fuqisë së vet. Cdo pretendim më tepër do të jetë në dëm të kësaj partie”.
Për hetë të parë pas sHumë vitesh Henri Cili ka folur edhe për debatin që ka pasur me z. Veliaj në një studio televizive, ku ndër të tjera i është drejtuar “më do t**pi”. “Ndoshta për shprehjen po (jam penduar), por për përmbajtjen jo, sepse Veliaj më ofendoi në idenë që je shërbetor i qeverisë, përkundrazi ai ishte shërbëtor i një njeriu, ndërsa unë isha në idetë e mia”.
Për të parë videon klikoni KETU
KOHA JONË SONDAZH

