Heqja e kuorumit 3/5 nga këshillat bashkiakë, Caka: Kështu u shemb Teatri, nuk i shërben interesit publik

LSI-ja çoi sot në Kushtetuese ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ish-deputetja Silva Caka, thotë se heqja e kuorumit 3/5 lidhur me vendimet e këshillave bashkiakë nuk i shërbejnë interesit publik. Ajo tha një rast i tillë që u aplikuar një gjë e tillë është ajo kalimit të Teatrit Kombëtar drejt bashkisë Tiranë që më pas hapi rrugën për shembjen e tij.

”Është kuorumi 3/5 që e ndalojnë pushtetarin që të bëhet arbitrar. Nëse hiqet ky kuorum dhe bëhet vetëm me votat e shumicës së thjeshtë. Për ne kjo nuk i shërben interesit të publikut.

Partia që fiton zgjedhjet fiton edhe shumicën e këshillit të lartë, por kjo nuk do të thotë se këshilli mund të trajtohet si pronë e kryetarit të këshillit, apo kryetarit të bashkisë. Shumicat e thjeshta janë të prirura që të jenë abuzive dhe drejt një interesi të caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një ligj që është aplikuar në mënyrën më të shëmtuar dhe është ligji i cili shembi Teatrin Kombëtar. Ky ligj i hapi rrugë qeverisë së pronën publike kombëtare ta kalonte si pronë vendore të bashkisë së Tiranës dhe është pikërisht 50+1 e këshillit bashkiak monopartiak të Tiranës që e bëri një gjë të tillë”,-tha për ”Ora News”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?