Heqja e pasaportave të kuqezinjëve, Bledian Koka: Fundërrinat e Rilindjes drejt fundit pa lavdi

Ministria e Jashtme njoftoi sot Federatën Shqiptare të Futbollit se duhet të dorëzojë pasaportat që vetë kjo qeveri i ka dhënë në vitin 2016-të delegacionit dhe futbollistëve të kombëtares, kur i konsideroi heronj për pjesëmarrjen në Europian dhe ambasador të vendit tonë. Ky veprim i qeverisë solli një zemëratë të përgjithshme në vend. Mes tyre ka reaguar edhe gazetari Bledian Koka, i cili thotë se fundërrinat e Rilindjes drejt fundit pa lavdi.

Postimi i plotë

Ne nje akt te rende dhe poshterues, Ministria e Jashtme e drejtuar nga Olta Xhacka ka firmosur terheqjen e pasaportave diplomatike per heronjte e Kombetares qe e cuan Shqiperine ne catine e futbollit europian. Kjo ishte nje nga te paktat mirenjohje shteterore qe qeveria e Edi Rames u rezervoi kuqezinjve tane 5 vite me pare te cilen sot kerkon t’ua heqe.

Per te mbuluar te pergerat me hirin e justifikimit pa lavdi, Olta Xhacka thote se vendimi i firmosur nga sekretari i saj pergjithshem nuk eshte ashtu sic duket.

Por duke lexuar pergjigjen e MEPJ-se drejtuar FSHF-se, rezulton se Ministra pervecse genjen edhe po shkel ligjin. Boll te shikosh pasaporten diplomatike te Ermir Lenjanin, se nxitimi per ti poshteruar heronjte tane kuqezi e tejkalon edhe ligjin.

Paspaporta e Lenanjit, diplomatike thote se ajo skadon ne vitin 2026, ndersa shkreas e ministrise se Oltes qe nuk fluturon me me helikopter, urdheron qarte qe kuqezinjte e kane te vlefshme pasaporten deri ne 30 Qershor te ketij viti e me pas duhet ti dorezojne ato.

p.s…funderrinat e Rilindjes drejt fundit pa lavdi…

SHKARKO APP