Heqje patentash dhe gjoba! Policia: Shijoni fundjavën, por kujdes

Gjatë monitorimit me radar të autostradës Tiranë-Durrës mbrëmjen e djeshme dhe deri në orët e para të ditës së sotme janë hequr 15 patenta për shkak të shpejtësisë, pasi lëviznin deri në 166 km/h, ndërsa 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me gjobë për manovra të rrezikshme në rrugë.

Sipas policisë kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

“Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion. Mos e trajtoni rrugën si pistë ndërsa mjetin si avion, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut, për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju. Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor” është apeli i policisë rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?