Hetime për vrasje, hapen dosjet e kavalishencës dhe pallateve

Tre prokurori në Tiranë, Durrës dhe Krujë ka nisur hetimi për pallatet e shembura dhe të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana është një nga zonat më te prekura, ku humbën jetën 24 persona.

Mediat kanë publikuar tashmë informacione për një tragjedi të paralajmëruar, teksa mësohet se edhe prokuroria tashmë ka hapur dosjet.

Burimet bëjnë me dije se hetimi do të ndahet në tre çështje, për shtëpitë që janë rrënuar krejtësisht në Thumanë dhe masat që janë marrë pas tërmeteve.

Do të hetohet për dëmet e institucioneve shtetërore, por edhe pallatet e dëmtuara

Për këtë çështje janë marrë në pyetje inxhinierë, zyrtarë por po ashtu janë mbedhur dosjet e plota.

Rasti i Thumanës është ndër më të rëndët. Akuza mësohet se ka pyetur edhe banorët për të marrë informacione mbi inspektimet e bëra në tërmetin e korrikut 2018 dhe të 21 shtatorit 2019.

Madje një nga pikat është nëse ka pasur akt-konstatimi apo u është deklaruar se pallatet janë të pabanueshme

Edhe në Durrës tashmë ka nisur i njëjti proces.

Edhe në këtë rast përqëndrimi i punës është në 6 objektet e shembura si pasojë e të cilave humbën jetën 24 persona.

Ndër pikat e hetimit është edhe kovaleshenca për të cilën ka pasur akuza se më parë ishte shpallur e pabanueshme.

Hetimet janë përqëndruar dhe për katet shtesë në objektet e shembura apo projektet e realizuara.

Hetim më vete është ndërmarrë edhe për pallatet e vjetra, ku është ndërhyrë në strukturë e si pasojë kanë pësuar dëmtime.

Për këtë çështje janë marrë në pyetje rreth 30 inxhinierë, por edhe banorë.

Nga ana tjetër në Tiranë janë 770 dosje të hapura të ndara në dy kategori të pallateve të para vitit 1990 dhe pas këtij viti.

Hetuesit mësohet se janë ende në shqyrtimin e dokumentacionit dhe verifikimit në terren për të vijuar më pas me marrjen në pyetje.

/Ora News

 

SHKARKO APP