Hetimet, autori i vendosjes së eksplozivit erdhi nga Linza

Shpërthimi i 400 grameve tritol në farmacine e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm, është aktivizuar me celular nga zona e Linzës.

Po nga i njejti numër telefoni që aktivizoi shpërthimin e farmacisë, jane bere 2 thirrje në telefonin e lidhur me 400 grame të tjera tritoli, në trotuarin prane të stacionit të autobusit të unazës në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

ABC News raporton se atentatori me eksploziv ka përdorur tre karta telefoni të kompanisë Vodafon, të cilat janë blerë në dyqanet e kësaj kompanie në Laprakë.

Burimet thonë se, dy numra janë blerë më datë 31 janar dhe numri tjetër me datë 2 shkurt.

Të tre këto numra, sipas hetuesve figurojnë të regjistruar në emër të personave që nuk kanë lidhje me ngjarjet.

Dyshohet se punonjësit e këtyre pikave të shitjes, i kanë regjistruar keto numra në formularin e blerjes pa dijenine e personave te shenuar se bleres.

Për këtë fakt, deri në orët e para të mëngjesit, policia ka shoqëruar shitësit e këtyre pikave dhe personat në emër të cilëve figurojnë numrat, por nuk ka zbuluar ende ndonjë të dhënë.

Ndërkohë, janë sekuestruar pamjet e kamerave te sigurisë ne datat kur janë aktivizuar numra për të parë nëse mund të identifikojnë blerësit e vërtetë.

Me ndihmën e kamerave të sigurisë së bizneseve apo edhe Bashkisë së kryeqytetit, prokuroria ka arritur të zbardhe të gjithë itinerarin e ndjekur nga personi që ka vendosur sasite e tritolit.

Hetuesit thonë se personi që po shihni në foto ka zbritur nga Linza në ora 2:23 minuta dhe është afruar pranë farmacisë.

Kamerat e biznesit ngjitur kanë filmuar lëvizjet, nga te cilat duket se ai fillimisht parkon bicikletën, nxjerr nga poshte xhupi lëndën plasëse, aktivizion telefonin dhe më pas e vendos atë sipër kondicionerit të farmacisë.

Pas këtij veprimi, ai merr bicikletën dhe zbret për ne drejtim te Unazes, duke përfunduar brenda pak minutave i pa shqetësuar në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Aty parkon bicikletën, vendos lëndën plasëse dhe largohet për tu kthyer përsëri në zonën e Linzës.

Aty rreth orës 2:50 minuta ai bënë thirrjen në telefonin e lidhur me tritolin e vendosur në farmacine e Bashkim Tahirit duke aktivizuar shperthimin.

Pak sekonda më pas, rezulton se ka bërë thirrjen edhe në numrin e vendosur në sasine e tritolit në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ekspertët thonë se nga nxitimi ka lëvizur kapsolla me qarkun elektrik të lidhur me baterin e telefonit, duke deshtuar shperthimin.

Nga këqyrja e telefonit, rezulton se atentatori ka bërë dy thirrje, por fatmirësisht nuk është aktivizuar shpërthimi.

Pas këtyre thirrje, rezulton se atentatori ka fikur telefonin me të cilin tentoi te aktivizoje shpërthimin.

Sipas prokurorisë, tritoli në farmacine e bashkim tahirit dhe atij në rrugën muhamet gjollesha janë vendosur nga e njëjta dorë, ndërsa tritoli në banesën e Alfred Numanit dyshohet se është vendosur nga dy persona të tjerë.

Edhe këta , sipas hetimeve, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi.

Pamjet trgpojne se fillimisht ata janë afruar me makinë dhe më pas njëri prej tyre ka vendosur eksplozivin te aktivizuar me fitil ndezës dhe më pas janë larguar po me makinë.

Po punohet për të identifikuar dhe zbardhur targat e makinës, që mund të cojne tek emrat e autorëve te kesaj ngjarje.

SHKARKO APP