HETIMET/ Emiljano Shullazi dyshohet se mori peng Gazmend Çollakun, do të krahasohet ADN-ja
Emiljano Shullazi, i cilin është me masë sigurie arrest me burg për shantazh, gjobëvënie e të tjera akuza, po hetohet edhe për vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë dhe që tronditi qytetin bregdetar.
Ekspertët mjeko-ligjorë do të krahasojnë ADN-në e Shullazit me ADN-në e gjakut që u gjet në makinën e ish-policit Ervin Dalipaj. Më këtë makinë u mor peng Gazmend Çollaku, rreth 6 muaj më parë, raporton televizioni “ABC News”.
ADN do të krahasohet për të vërtetuar nëse Shullazi ka gisht apo ka ekzekutuar vet Gazmend Çollakun, pasi hetuesit dyshojnë se Emiljano Shullazi ka qenë në makinën që u mor peng viktima.
Emiljano Shullazi është treguar i gatshëm të japë gjak për të mundësuar analizat. Për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës mbetet në qeli Denis Shtraza, i dyshuar si njëri nga rrëmbyesit.
KOHA JONË SONDAZH

