Hetimet për shkakun e zjarrit që i mori jetën Arjan Salës/ Merret në pyetje një inxhinier elektrik i pavarur

Në Prokurorinë e Tiranës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të zjarrit të rënë në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”, ku humbi jetën Arjan Sala. Së fundmi për të verifikuar shkakun e vërtetë të zjarrit, pjesë e grupit të hetimit është bërë edhe një inxhinier elektrik i pavarur.

Deri më tani ka dyshime se zjarri është shaktuar nga një neon i vjetër në magazinën e qendrës tregtare. Ndërsa po kryhen hetime dhe verifikime për të parë nëse janë respektuar ashtu siç duhet rregullat në për mbrojtjen në punë.

Ditën e sotme shënohen një javë nga zjarri në magazinën ku humbi jetën 33-vjeçari, Arjan Sala. Por end enuk ka një konkluzion përfundimtar mbi atë që shkaktoi zjarrin. Mësohet se hetuesit janë duke pritur përgjigjen ekspertizave që janë mbledhur si prova në vendin e ngjarjes.

SHKARKO APP