Hetimet për tragjedinë, 113 urdhër arreste për ndërtuesit e pallateve në Turqi

Në Turqinë e gjunjëzuar nga tërmetet shkatërruese, kanë nisur hetimet. Mësohet se janë lëshuar 113 urdhër arreste nga policia për ndërtuesit e pallateve të shembura pas tërmetit të 6 shkurtit, nën akuzën se nuk kanë zbatuar standartet e duhura të ndërtimit.

Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Stamboll, Bora Zukali, në një lidhje skype për Report TV tha se në Turqi kishte rreth 453 mijë kontraktorë dhe shumica prej tyre nuk e kanë përfunduar universitetin.

Po ashtu ai shtoi mes të tjerash, se pallatet e ndërtuara pas tërmetit të vitit 1999, pavarësisht çmimit të lartë të tyre dhe luksit, janë shembur për shkak se nuk ishin zbatuar standartet minimale të ndërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?