Hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçares në Gjirokastër, merren në pyetje mbi 100 persona

Mbi 100 persona janë marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore pas vetëvrasjes së 17-vjeçares Irsa Muçollari në Gjirokastër.

Pjesë e marrjes në pyetje kanë qenë stafi pedagogjik, drejtues të institucionit e zyrës arsimore si edhe nxënës të gjimnazit Siri Shapllo.

Prokuroria e Gjirokastrës tashmë ka një akuzë të ngritur për humbjen e jetës së adoleshentes.

Swiss Digital Desktop Reklama

17-vjeçarja i dha fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj. Kanë qenë familjarët të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të së resë e cila ndërmori këtë akt ekstrem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga organi i Prokurorisë thanë se është gjetur dhe sekuestruar një letër e shkruar në gjuhën angleze në të cilën ajo shkruante ‘ Po ndihem e bullizuar..’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?