Hetimet që çuan në arrestimin e Plakut, Fuçisë dhe shumë zyrtarëve
Pas Durrësit, arrestimet për pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit nisen edhe në Tiranë. Prokuroria e kryeqytetit mësohet se ka lëshuar 38 urdhër-arreste, shumica e të cilave janë ekzekutuar mbrëmjen e së martës. Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryetarët e komunave ne Farkë dhe Kashar, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.
Ata akuzohen për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre, në lidhje me banesat dhe objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Prokuroria e Tiranës lëshoi 38 urdhër-arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë vendore, deri ne nivel ish-drejtues komune, për arkitektë, urbaniste, inxhinerë, drejtues punimesh dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara rënde nga tërmeti i 26 nëntorit.
Hetimet kishin nisur nga prokurorët Erjon Imeraj dhe Alket Mersini, në bashkëpunim me policinë e kryeqytetit pas tërmetit të 26 nëntorit që dëmtoi mjaft objekte në bashkinë Tirane, kryesisht në zonën e Kombinatit dhe te Liqeni i Thatë, si dhe në njësitë administrative Farkë e Kashar apo në bashkinë Voë.
Burimet thanë se gjatë verifikimeve të dokumentacioneve përkatëse për ndërtime të ndryshme në këto zona dhe situatës reale në terren, janë evidentuar shkelje që klasifikohen si “shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 i Kodit Penal.