Hetimet: Shqiptari njihej me pensionistin italian, dyshime për vrasjen

 

Detaje të reja dalin për ngjarjen që ka tronditur Italinë dhe Shqipërinë, pasi një shqiptar 22-vjeçar nga Puka u vra nga një pensionist italian, brenda në shtëpinë e tij.

Fillimisht dyshohej se shqiptari kishte shkuar për të vjedhur në shtëpinë e pensionistit, dhe ky i fundit e qëlloi për vdekje me armë zjarri për vetëmbrojtje.

Mirëpo, mediat italiane si “Monza.it” dhe “Milan Today” shkruajnë se sipas dëshmive të banorëve të Vaprios, aty ku ndodhi ngjarja, pensionisti njihej me shqiptarin, Gjergj Gjoni.

Sipas tyre, Gjergj Gjoni kishte punuar më parë për pensionistin dhe nuk ishte paguar prej tij. Kjo po ngre dyshime se shqiptari nuk kishte shkuar për vjedhur në shtëpinë e pensionistit, por ndoshta për t’i kërkuar paratë e punës.

Policia italiane ka ngritur edhe dy versione për ngjarjen.

 E para, shqiptari të jetë vrarë që kur po ngjiste shkallët e jashtë të shtëpisë, çka përforcon dyshimin se mund të ketë qenë vrasje me paramendim.

E dyta, që ai të jetë vrarë në kuzhinën e pensionistit. Por nuk ka asnjë provë që dera e jashtë e shtëpisë te jetë hapur me dhunë. Nëse shqiptari ka hyrë brenda dhe është vrarë në kuzhinë, atëherë ai është lënë të hyjë brenda nga i zoti i shtëpisë.

SHKARKO APP