Hetimet te Krimet e Rënda, përgjegjësi i sigurisë në polici
Hetimet për grabitjen e ndodhur këtë të martë në aeroportin e Rinasit i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet.
Ngjarja u hetua fillimisht nga dy prokurorë të Tiranës, Kreshnik Ajazaj dhe Ndini Tavani, por procedurat do të ndiqen në vijim nga Krimet e Rënda.
Ndërkohë, mësohet se drejtori i Policisë së Tiranës ka thirrur për të deponuar për ngjarjen shtetasin Kastro Vaskues, i cili është edhe personi direkt përgjegjës për sigurinë në Aeroportin e Rinasit.
KOHA JONË SONDAZH

