Hetimi i CEZ, nisma e PD-së futet në kalendarin e Kuvendit

 

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur paraditen e së enjtes përfshiu në kalendarin trejavor të punimeve parlamentare (6-27 nëntor), nismën e Partisë Demokratike ‘për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura për çështjen CEZ.

Nisma e PD-së u depozitua në Kuvend në fund të muajit shtator, ndërsa në seancën e 1 tetorit maxhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të saj, duke vendosur shqyrtimin e ceshtjes me procedurë normale.

SHKARKO APP