Hetimi mbi serverin e tatimeve, Cani: Janë zbatuar të gjitha rregullat

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka marrë pjesë në komisionin hetimor parlamentar për serverin e tatimeve ku është shprehur se ka zbatuar të gjitha rregullat, përfshi edhe ruajtjen e konfidencialitetit.

“Nuk ishte bërë ndonjëherë testimi i sistemit të sigurisë në serverin e tatimeve. M’u dha sinjal nga auditi për rimbursimin e TVSH-së, sipas të cilit kishte dyshimet për raste të veprimeve në sisteme të paautorizuara. Janë zbatuar të gjitha rregullat, përfshi edhe ruajtjen e konfidencialitetit”, është shprehur Cani.

Ndërsa i pyetur nga komisioni mbi përzgjedhjen e njerëzve në këtë grup kontrolli, Cani duke lënë të kuptohet se nuk mban përgjegjësi, tha se është bërë nga këshilltari Panajot Gjiknuri, drejtori i kabinetit Spiro Brumbulli dhe Arbër Lleshi, drejtor i përgjithshëm i shërbimeve në ministrinë e Financave.

SHKARKO APP