Hetimi për pastrim parash, mbërrin në prokurori biznesmeni Beqja

Pasi Gjykata caktoi dënimi total me 55 vite burg për bandën e Emiljano Shullazit dhe pasi këta të fundit e apeluan vendimin në Gjykatën e Apelit, Prokuroria e Tiranës po vazhdon hetimet për këtë grup në lidhje me akuzën e pastrimit të parave.

Deri më tani janë zhvilluar 53 seanca gjyqësore ku gjatë kësaj kohe debati mbi provat ka qenë i tensionuar, pasi avokatët mbrojtës të çështjes “Shullazi”, kanë vazhduar me pretendimet e tyre se nuk ekzistojnë prova konkrete në lidhje me akuzat e pretenduara nga ana e palës së akuzës.

Ndërkohë, Ylvi Beqja, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për çështjen Shullazi ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës ,dhe do të japë dëshiminë e tij. Beqja do pyetet në prokurorinë e Tiranes dhe pritet të dëshmojë në lidhje me aktivitetin kriminal që Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë kryer ndaj tij , me qëllim tjetërsimin e shumave të mëdha të parave dhe tjetërsimin e ish-hotel Vollga në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biznesmeni Ylvi Beqja sapo ka hyre ne Prokurorinë e Tiranës dhe është shoqëruar nga truprojat pasi ai është nën ruajtjen e shtetit Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës po kryen hetime per pastrim parash ndaj Shullazit dhe grupit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?