Hetimori në show, Beqaj doli nga burgu por pa dëshmuar

Për të dytën ditë me radhë, Ilir Beqaj u paraqit në Kryesinë e Kuvendit me pranga në duar, por arriti vetëm të ngjiste shkallët e godinës. Ish-ministri nuk mundi të paraqitej para deputetëve në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi dhe qëndroi pas dere në pritje për t’u marrë në pyetje. Teksa Beqaj bënte ecejake në korridoret e Kuvendit, ish-kolegët e tij debatonin.

Për gati 30 orë u përsërit përplasja për thirrjen dëshmitar të Edi Ramës dhe Vilma Nushit, ndërsa socialistët kërkonin që Ilir Beqaj të bënte edhe prezantimin në “Power Point”, e më pas të niste seanca pyetje-përgjigje.

Nga tonet e larta, përplasja mes kampeve kaloi edhe me pankarta. Pavarësisht pritjes së gjatë, ish-ministri Ilir Beqaj nuk arriti që të jepte dëshminë. Mbledhja e kësaj të mërkure shënoi edhe mbylljen e afatit të Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, check up dhe sterilizimin.

SHKARKO APP