Hidhen themelet për rindërtimin e banesës së Myrteza Hykës në Kodër Kashar, Veliaj: Çdo ditë, çdo orë, puna nuk ndal

Edhe pse periudhë vere dhe shumë prej qytetarëve i janë drejtuar bregdetit, Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet punën për ndërtimin e banesave të reja për të prekurit nga tërmeti i nëntorit.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpërndarë pamjet nga puna që po bëhet për shtëpinë e re të Myrteza Hykës në Kodër Kashar.
Shumë shpejt familja e Myrteza Hykës do të ketë një banesë jo vetëm më të sigurtë, por edhe shumë herë më të mirë se ajo që ka pasur më parë.
“Vazhdojmë me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot hodhëm themelet e shtëpisë së Myrteza Hykës në Kodër Kashar. Çdo ditë, çdo orë, puna nuk ndal”, shkruan Veliaj.
Fillimisht Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rindërtimin e më shumë se 800 shtëpive, ndërkohë që pritet të fillojë edhe procesi për pallatet e reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?