Hidhen tymuese e shashka, thyhen xhama dhe hidhen bomba molotov te Policia e Tiranes

Mes thirrjeve: Rama ik! Opozita po marshon nëpër rrugët e Tiranës.  Ndryshe nga protesta e kaluar kjo e sotmja është një marshim protestë. Pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha para kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pasi qëndruan për gati 15 minuta protestuesit po marshojnë drejt parlamentit.

Ndryshe nga protesta e 11 majit, në protestën e sotme ka vetëm tymuese dhe shashka, por i vetmi sulm me molotov ka ndodhur pikerisht tek Drejtoria e Policise se Tiranes, aty ku prej ditësh mbahen të arrestuar protestues të opozitës.

Me t’u mbledhur para godinës, protestuesit kanë nisur menjëherë hedhjen e shashkave, kapsollave, si dhe gurëve në drejtim të saj, ku për pasojë mësohet se janë thyer xhamat e Drejtorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?