Hidhet në erë makina e një biznesmeni

Makina tip “Benz CLS” e një biznesmeni është hedhur në erë mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë.

Burime nga policia lokale thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kastriot”, rreth 200 metra larg komisariatit.

Makina mësohet se është në pronësi të Edmond Kadiut, nga Fushë Kruja dhe ngjarja ka ndodhur në rrugën që shkon për në qytetin e Krujës.

Pronari i mjetit shprehet se nuk ka ndonjë konflikt dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shpërthimin.

SHKARKO APP