
Një automjet është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të dyshuar me lëndë plasëse në një nga gomat e tij të para, në orët e para të mëngjesit në Elbasan.
“Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët”, njofton policia.