Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 54-vjeçarja në Vlorë. Ja çfarë thotë policia

Një grua 54-vjeçare është gjetur e pajetë në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Pavarësia 2”, ku është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë.

Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?