Hidhte shtuf në Bathore, gjobitet 40-vjeçari, hetohet kompania për të cilën punonte

Një krim mjedisor është evidentuar tek ”Varrezat” e Bathores në Tiranë ku një 40- vjeçar hidhte shtuf, material që ndot ajrin.

G.D, u gjobit me 50 mijë lekë të reja kurse janë referuar materialet në Prokurori për hetim edhe për kompaninë për të cilën punonte.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Procedohet penalisht një shtetas dhe referohen materialet për kompaninë në të cilën ai ishte i punësuar.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore dhe për menaxhimin e mbetjeve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 5, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore, kanë konstatuar shtetasin G. D., duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasin G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar ky shtetas.

Nga ana e Policisë Bashkiake u vendos masa e gjobës 50 mijë lekë të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP