Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Hije që s’po lemë dot pas”, libri i ri i autorit Pëllumb Nako

Aktualitet E diel, 18 Tetor 2020 14:14
“Hije që s’po lemë dot pas”, libri i ri i autorit Pëllumb Nako
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas përmbledhjes së parë me shkrime publicistike të titulluar “Siguria ndjesi apo realitet i ndërtuar”, Pëllumb Nako vjen para lexuesve me përmbledhjen tjetër publicistike “Hije që s’po lëmë dot pas”, të botuar nga shtëpia botuese “Uegen”.
Pëllumb Nako ka qenë për 23 vite oficer i lartë policie ku ka kryer detyra të ndryshme, përfshi këtu edhe detyrën e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Kufirin dhe Migracionin, përgjatë tetë viteve para se të lirohet nga detyra në vitin 2016. Përveç diplomimit në vendin tonë, ai është shkolluar edhe në Shkollën e Lartë të Oficerëve të Policisë në Francë dhe po ashtu ka përfunduar me sukses në këtë vend masterin shkencor “Teoria dhe Politikat e Sigurisë Publike”, në Universitetin “Jean Moulin”, Lyon.
Në vitet 2014-2015 kreu edhe specializimin e nivelit të lartë në “ Qendrën e Studimeve Strategjike të Ministrisë së Brendshme Franceze” në Paris. Pas kthimit nga ky specializim lirohet nga detyra për “shkurtim të funksionit organik.” Aktualisht punon si pedagog në Tirana Business University, ku jep lëndën “Siguria dhe bizneset e sigurisë”, i dhe është mjaft i pranishëm në median e shkruar dhe elektronike lidhur me probleme të sigurisë.
Pasionin për të shkruar fillimisht e ka shprehur nëpërmjet disa përkthimeve nga gjuha frënge dhe ajo italiane. Përkthimet e tij nuk janë të lidhura me profesionin, por më së shumti me biografi personazhesh të shquar si “ Robert Shuman ati i Europës”, “Brizhit Makron e dëlira”, libra me karakter politik si “Makiaveli në Demokraci”, dhe fiction si “Në emër të Pietrit” duke përfunduar me dy vëllime nga “Historia Botërore dhe Civilizimi”.
Vëllimi me publicistikë “Hije që nuk po lemë dot pas” lëvron publicistikën në një fushë jo fort të rrahur si ajo e sigurisë publike ku përfshihen analiza të shkeljes së ligjit nga individë dhe njerëz me pushtet në raport me vlerat sociale të shoqërisë apo edhe lufta kundër kriminalitetit. Në këtë vëllim po ashtu përfshihen analiza të shumta të mënyrës së veprimit të policisë së vendit tonë në momente të ndryshme gjatë këtyre viteve të fundit, si dhe tema të tjera të lidhura me impaktin që kanë veprimet e saj në raport me psikologjinë sociale. Trajtohen tema lidhur me ligjin dhe ligjshmërinë e institucioneve të sigurisë si dhe vlerat sociale të shoqërisë në përdorim politik.
Tematika e trajtuar në të, ka për qëllim që mjaft veprime të organeve shtetërore, sidomos të policisë, që kanë karakter teknik dhe janë pak të ditura nga publiku i gjerë, të bëhen sa më të njohura prej tij. Kjo është edhe logjika që dominon shkrimet, pra që gjithçka të jetë e qartë dhe e kuptueshme për publikun e gjerë që ai të jetë në gjendje të kuptojë dhe të gjykojë mbi veprimet dhe mosveprimet e organeve të sigurisë të vendit tonë në raport me ligjin kombëtar si dhe me standardet e vendeve demokratike. Shkrimet kanë po ashtu qëllimin që publiku i gjerë të jetë i familiarizuar me mënyrën sesi duhet te funksionojë policia duke i hequr asaj atë imazhin misterioz që krijon ajo për vete herë me qëllim e herë jo.
Kapitulli i parë trajton tema të trashëgimisë autoritariste që kanë institucionet e sigurisë në vendin tonë dhe negativiteti që ato ushtrojnë në ecjen para drejt standardeve demokratike të tyre. Ndër të tjera, autori aty citon:
“ Gjithmonë sipas studiuesve, totalitarizmi stalinist krahasuar me atë nazist, ka reflektuar edhe një specifikë tjetër , atë në raport me ligjin. Modeli totalitaristo-stalinist megjithëse kontrollon gjithçka, megjithëse ligjet i bën në shërbim të tij, përsëri ka probleme me zbatimin e tyre. Ky aspekt i dha totalitarizmit stalinist edhe dimensionin tjetër, atë që studiuesit e quajnë “dimensioni mafioz.”
Në këtë kapitull zenë vend edhe disa tema të lidhura me ish-sigurimin e shtetit dhe metodat e tij të dikurshme, ende në përdorim sot e kësaj dite siç janë legjendat urbane të ushqyera për të krijuar atmosfera në shërbim të forcës që i përdor.
Në kapitullin e dytë me temë politikën e qeverisjes trajtohet çështje të funksionimit në përgjithësi të institucioneve shtetërore duke u fokusuar në fenomene negative si korrupsioni apo metamorfoza e njerit që merret me politikë.
Lidhur me këtë problematikë autori shprehet: “ … Kjo bën që vendi të ndahet në klientelistë të qeverisë dhe në emigrantë. Çarja sociale prodhohet për arsyen se mbarë klasa politike e vendit tonë dominohet nga një civilizim i cili pushtetin që i delegohet nga masa e njerëzve për të zgjidhur problemet që e shqetësojnë, e koncepton vetëm si një ngritje personale të shkallëve sociale të shoqërisë.”
Kapitulli i tretë trajton tematikën lidhur me qeverisjen dhe sigurinë publike ku evidentohen disa probleme të mprehta lidhur me keqpërdorimin që i bën pushteti forcës së policisë në kundërshtim me normat ligjore dhe doktrinat ku mbështetet veprimi policor siç ishte rasti i dhunës së përdorur në ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Autori në këtë kapitull nënvizon :
“ Krimineli dhe manifestuesi që kundërshton një vendim qeveria ( edhe me forcë) janë shumë larg në raport me njëri-tjetrin dhe në raport me ligjin, ndaj dhe dukshmëria e veprimeve me këtë rast duhet të jetë si drita e diellit. … Përse kërkohet solemnitet dhe dukshmëri në raste manifestimesh publike? Sepse shteti po ndërhyn me forcë kundër qytetarëve të tij dhe kjo është përgjegjësi e madhe në kuadrin e ruajtjes së kohezionit social.”
Kapitulli i katër trajton problematikë të lidhur me lirinë e tubimeve dhe veprimet e fircave të rendit, me perceptimet dhe shqetësimet e opinionit publik për sigurinë, si dhe analiza e disa sondazheve të kryera në këtë drejtim. Autori citon: “ Përse nuk mjafton ligji? Sepse me atë që po ndodh, duhet specifikuar fakti se eleminimi i përplasjeve me Policinë nëpërmjet aplikimit të ligjit si dhe zgjidhjet me natyrë politike janë thuajse ngjtur. Kufiri ndarës i tyre është i zbehtë. Dara e keqe ndërmjet detyrimit për të zbatuar ligjin dhe pamundësisë për ta realizuar atë siç duhet, është forma më e mirë për ta vënë Policinë në shërbim të vetes.”
Në kapitullin e pestë tematika e trajtuar lidhet me kriminalitetin kur rëndësi jepet analizës së financave të krimit, tregut kriminal, trafiku ndërkmbëtar i drogës e tema të tjera të këtij lloji. Në një nga shkrimet në këtë kapitull, autori thotë:
“ Përmbajtja e dosjeve nxjerë të vërteta lidhur me pushtetin e sotëm i cili më shumë se kurrë i përngjason një kështjelle të rrethuar dhe fortifikuar rëndë, për ta mbrojtur mirë nga sytë dhe veshët kureshtarë të opinionit publik. Është e pamundur të depërtosh brenda tij, as nëpërmjet organeve kompetente të drejtësisë. E vetmja mënyrë depërtimi në këtë kështjellë , janë hetimet apo përgjimet e prokurorisë të organizuara kundrejt grupeve kriminale nga ku rastësisht ose thuajse zbulohen titullarë dhe ofiqarë të niveleve të ndryshme qeveritare ne kontakt me të.” Libri është shkruar me një stil të thjeshtë me linja arsyetimi e argumentime të qarta dhe të mbështetura mbi fakte, ligje dhe doktrina ligjore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 7 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Etiketat e lidhura

“Hije që s’po lemë dot paslibriPËLLUMB NAKO
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.