Himarë; Kuçi: ”Një person kërkonte ndihmë, 800 metra larg bregut”

I akuzuari për aksidentin e Himarës, 44 vjeçari Fatmir Kuçi, ka dëshmuar në polici, version e ngjarjes. Biznesmeni nga Elbasani ka thënë në polici se nuk e ka goditur ai Denis Kaiumov, por thjesht ka ndaluar për t’i dhënë ndihmë. “Pashë një person që kërkonte ndihmë dhe shkova për ta ndihmuar. Ndodhej rreth 800 metra larg bregut”, ka thënë Kuçi.

Burime nga policia kanë thënë se biznesmeni, nisur edhe nga fuqitë motorike të mjetit lundrues, nuk ka pasur miratimin për të dalë në lundrim, shkruan “tvklan”. Sipas policisë Fatmir Kuçi nuk ka njoftuar policinë se do të dilte me për lundrim me “skafin-plastik”, me mbishkrimin “Black Arrow”.

Njoftimi është procedurë detyruese ndaj policisë. Dokumentet e tjera për këtë mjet lundrues biznesmeni nga Elbasani i ka pasur në rregull.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?